Është vetëplagosur në garazhin e banesës 78-vjeçari Petraq Guçi.
Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se burri është plagosur me armë gjahu dhe është transportuar në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor ndërkohë po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarje.
Njoftimi i Policisë:
Pogradec/Informacion paraprak
Më datë 29.05.2022, rreth orës 14:30, jemi njoftuar se në lagjen nr. 1, Pogradec, në garazhin e banesës së tij, dyshohet se është vetëplagosur me armë gjahu shtetasi P. G., rreth 78 vjeç, i cili u transportua për mjekim në Spitalin e Pogradecit dhe aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në cilësinë e provës materiale iu gjet e sekuestrua arma e gjahut.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Arena e Lajmit