Juventusi nuk ka humbur asnjë derbi Italie me të, ja kush arbitër do të vendosë drejtësi në finalen e Kupës

Do të jetë Paolo Valeri ai që do të vendosë drejtësi në finalen e Kupës së Italisë mes Interit dhe Juventusit. Bilbili roman do të shoqërohet nga asistentët e tij, Xhalatini e Preti, ndërkohë që arbitër i katërt do të jetë Sosa.

valeri-3-1024x725

Nga VAR-i do të jetë Di Paolo me asistentët e tij Avar e Abiso, që do të përpiqen të mos lejojnë asgjë t’u shpëtojë në derbin e Italisë.

Bilanci prej 39 ndeshjesh i Valerit me Juventusin numëron 22 fitore, 6 barazime e 11 humbje, ndërkohë që 35 ndeshjet e arbitruara për zikaltrit kanë parë Interin të triumfojë 19 herë duke barazuar 9 e duke humbur 7.

Kjo do të jetë finalja e parë e Kupës së Italisë për Valerin, por do të jetë e katërta përballje mes të dyja skuadrave në karrierën e tij, pasi i ka gjykuar tri herë në kampionat, ku 2 barazime dhe 1 fitore e Juves bëjnë që bardhezinjtë ta kenë hajmali në derbin e Italisë.

Arena e Lajmit


Juventusi nuk ka humbur asnjë derbi Italie me të, ja kush arbitër do të vendosë drejtësi në finalen e Kupës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook