Mbretëresha Elizabeth mungon në ditën e fundit të festimeve për Jubileun Platinium, shfaqet rrugëve të Londrës përmes hologramit

Mbretëresha Elizabeth nuk mori pjesë në ditën e fundit të festimeve për Jubileun e saj Platinium të dielën – por ishte aty shpirtërisht teksa u shfaq në formë hologrami. Hologramët janë fotografi tre dimensionale për të cilët nuk keni nevojë të vishni syze të posaçme që të duken. Teknologjia e hologrameve është përdorur edhe më parë për të “risjellë” në skenë emra si Michael Jackson, Tupac Shakur apo Whitney Houston.

Hologrami e shfaqte monarken 96-vjeçar në dritaret e Gold State Coach, vite më parë gjatë kurorëzimit në 1953. Karroca u shfaq në paradë për herë të parë në 20 vjet, me një imazh të Mbretëreshës duke përshëndetur me dorë turmën teksa lëvizte nëpër rrugët e Londrës.

Jubileu filloi të enjten kur Mbretëresha festoi ditëlindjen e saj pranë anëtarëve të familjes në ballkonin e pallatit, ndërsa ata shikonin paradën e ‘Trooping the Color’. Mbretëresha dukej se ishte në gjendje të mirë shpirtërore teksa buzëqeshte pranë djalit të saj Princit Charles dhe nipit të saj Princit William, të cilit iu bashkua gruaja Kate Middleton dhe tre fëmijët e tyre.

Ndërsa mbretëresha u fotografua duke buzëqeshur dhe duke u përshëndetur, Pallati i Buckingham njoftoi se ajo do të mungonte në festimet e së premtes pasi nuk ishte në gjendje të mirë. Ajo nuk mori pjesë në shërbimin e kishës së Shërbimit Kombëtar të Falënderimeve, ku morën pjesë Harry me Meghan dhe William me Kate.

Në tetor 2021, kryeministri britanik Boris Johnson tha se mbretëresha ishte “në formë shumë të mirë” pavarësisht se u pa duke përdorur një shkop për të ecur për herë të parë në 17 vjet gjatë një ngjarjeje në ‘Westminster Abbey’. Një person i brendshëm i tha Page Six në atë kohë se Mbretëresha e përdori bastunin për siguri.

Por Mbretëresha ka vazhduar me shqetësime shëndetësore në muajt e fundit pasi ka munguar në disa angazhime mbretërore. Ajo u shtrua në spital për një natë më 20 tetor dhe më pas anuloi një udhëtim në Irlandë pasi u këshillua të pushonte për arsye mjekësore. Mbretëresha u kthye në kryerje të detyrave të saj mbretërore në nëntor, teksa rezultoi pozitive me COVID-19 në shkurt. Ajo u kthye në punë në mars, për t’u tërhequr nga një paraqitje në maj.

Mbretëresha Elizabeth mungon në ditën e fundit të festimeve për Jubileun Platinium, shfaqet rrugëve të Londrës përmes hologramit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook