Drejtësinë në takimin Teuta-Egnatia FSHF-ja ia kishte besuar Kridens Metës në fushë, me ndihmës Dodën dhe Malajn, ndërsa në VAR ishin Yzeiraj dhe Ganxhi. Në përgjithësi takimi shkoi pa probleme dhe dy ishin rastet për moviolë, që në fund u zgjidhën shumë mirë nga trupa gjykuese.
Ja rastet për moviolë:
11′ Peposhi pengohet në zonë nga Krasniqi dhe gjyqtari Meta akordon penallti për durrsakët. Vendim i saktë i gjyqtarëve.
31′ Delarxhi arrin të shënojë, por goli anulohet për pozicion jashtë loje. Pamjet janë të qarta, pasi pasimi i dhënë për sulmuesin nga mesfusha e gjen Delarxhin më të avancuar dhe gjyqtarët vepruan drejt duke e anuluar golin e sulmuesit të Egnatias.
Arena e Lajmit