Ndregjoni thirrje Ramës e Kushit: Nxënësit në Cërrik janë shfaqur me simbole komuniste, të shkarkohet drejtori

Besim Ndregjoni

Kryetari i Unionit mbarëkombëtar të integrimit të të burgosurve e të përndjekurve politikë të Shqipërisë, Besim Ndregjoni, shprehu shqetësimin për shfaqjen e nxënësve të shkollës në Cërrik me shall të kuq pioneri, simbol i qartë i diktaturës komuniste siç tha ai.

Ndregjoni i bëri thirrje kryeministrit Rama e ministres Kushi të distancohen nga ngjarja dhe të shkarkojnë kryebashkiakun e drejtorin e shkollës në Cërrik, që lejuan përdorimin e këtyre simboleve.

“Në Cërrik shfaqen simbole të komunizmit, nxënësit u detyruan të mbajnë shall pioneri. Veprimtaria shfaq urrejtje, aspak paqe, Rama të distancohet nga manifestimet ideologjike. Të shkarkohet kryebashkiaku i Cërrikut. Kushi të kërkojë falje e të shkarkojë drejtorin e shkollës” u shpreh kryetari i Unionit të ish-të përndjekurve.

(BalkanWeb)

 

 

Ndregjoni thirrje Ramës e Kushit: Nxënësit në Cërrik janë shfaqur me simbole komuniste, të shkarkohet drejtori

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook