Një 36-vjeçar ka mbetur i plagosur më thikë pas një sherri të ndodhur për motive të dobëta.
Ngjarja ka ndodhur në datën 28.05.2022,. Sipas policisë është arrestuar 30-vjeçari me inicialet D.K., banues në Krujë pasi ka goditur me thikë 36-vjeçarin R.F.,
Gjithashtu në pranga ka rënë edhe 31-vjeçari Y.K., pasi ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ka kanosur me fjalë kushëririn dhe kunatën e tij.
NJOFTIMI I POLICISE
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë kapën dhe ndaluan shtetasin në kërkim D. K., 30 vjeç, banues në Krujë, pasi më datë 28.05.2022, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin R. F., 36 vjeç, banues në Krujë.
Po nga këto shërbime u arrestua në flagrancë shtetasi Y. K., 31 vjeç, banues në Krujë, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ka kanosur me fjalë kushëririn dhe kunatën e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.