Pronari i ardhshëm i Çelsit, Tod Bohli, ka premtuar investime të rëndësishme në merkaton e kësaj vere. Miliarderi amerikan, i cili u konfirmua si pasardhësi i Roman Abramoviçit në “Stamford Bridge”, ishte në tribunë në ndeshjen e fundit kundër Uolvesit dhe tani po përgatit strategjinë e re të kampionëve të Europës.
Sipas “Evening Standard”, pronari i skuadrës së bejsbollit LA Doxhers ka qëllime serioze për të garantuar që klubi të vazhdojë të konkurrojë për të fituar si kampionatin ashtu edhe Champions-in.
Ai kërkon një skuadër konkurruese me Sitin dhe Liverpulin dhe pasi të përfundojë procesi i blerjes, do të bëjë investime të rëndësishme në merkato.
Arena e Lajmit