Video/ “Thotë fjalë të pista”, nusja që u kap mat me të dashurin në shtëpinë e burrit: Babai më dhunoi edhe në sy të policëve

Okii

Një dëshmi tronditëse vjen nga nusja e re në Librazhd, e cila u kap mat me një djalë në krevatin e saj martesor, teksa burri ishte emigrant në Gjermani. Në një rrëfim për “Me zemër të hapur” në ‘News24’ të Evis Ahmetit, nusja tha se babai e ka dhunuar, madje edhe në sy të policëve.

Si i ke marrëdhëniet me babain?
Me babain nuk flas dot, s’e kam frikë. Ai nuk i duron dot ato që kanë ndodhur dhe thotë fjalë të pista. Nuk do që të më shoh me sy, asgjë.

Si mendon do arrish që të komunikosh me babain? Kush i shpërndau videot në portale?
Njerëzit e burrit i kanë çuar në faqe dhe ato i shpërndanë.
Pse duhej ky diskriminim?
Zoti e pastë me ta!
Sa ke qëndruar në Librazhd në spital atë natë?
Vetëm një natë ndenja.

Ndenja në oksigjen 1 orë. Më dhemb trupi i gjithë. Atje u bëra si më mirë. Më mori policia në komisariat dhe më pas fola me babain dhe e la që do më merrte. Në momentin që ishin policët, më gjuajti prapë. Erdhëm në shtëpi, filloi prapë. Atë natë nuk kam bërë qetësi.

Video/ “Thotë fjalë të pista”, nusja që u kap mat me të dashurin në shtëpinë e burrit: Babai më dhunoi edhe në sy të policëve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook