VIDEO/ Tronditet që në mëngjes Vlora, tritol makinës në zonën e Centrales

Screenshot 2

Një sasi e dyshuar si tritol është vendosur pranë një automjeti në Vlorë. Ngjarja ndodhi në lagjen Pavarësia në zonën e Centrales.

Gazetari Enrik Mehmeti raporton për BalkanWeb se sasia e dyshuar tritol ka shpërthyer rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm.

Po ashtu bëhet e ditur se policia ka shkuar në vendngjarje dhe vijon hetimet, ndërsa në zonë është vendosur dhe perimetri i sigurisë. Gazetari Mehmeti raporton për BW se bëhet fjalë për makinën në pronësi të shtetasit Ermal Kasa.

NJOFTIMI I POLICISE

Më datë 30.05.2022, rreth orës 02:55, në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, në automjetn tip “Audi”, në pronësi të shtetasit E. K., 31 vjeç, banues në Elbasan, ka shpërthyer një sasi lënde, e dyshuar eksplozive, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Arena e Lajmit

VIDEO/ Tronditet që në mëngjes Vlora, tritol makinës në zonën e Centrales

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook