“Bëri thirrje për dhunë”/ Protesta e taksistëve në Lezhë, policia shoqëron një prej tyre (Emri)

Taksistet Proteste 770x421

Protesta e taksistëve para bashkisë Lezhës ditën e sotme, ka përfunduar me një të shoqëruar në komisariat.

Gazetari Elidon Ndreka raporton për BalkanWeb se policia ka shoqëruar taksistin Lek Marlekaj, ndërsa burime bëjnë me dije se ai do të ndiqet penalisht, pasi sipas policisë, gjatë prononcimit te tij për mediat ka bërë thirrje për dhunë.

Taksistët po mblidhen sërish në protestë para komisariatit të policisë, për të kërkuar lirimin e kolegut të tyre. Reagimi i drejtuesve te mjeteve taksi, erdhi prej përjashtimit të tyre nga shërbimi në festivalin UNUM që do të mbahet në Shëngjin.

“Bëri thirrje për dhunë”/ Protesta e taksistëve në Lezhë, policia shoqëron një prej tyre (Emri)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook