E quajnë liderin e skuadrës, Kimish i sinqertë: Ky, jo sezoni perfekt

Joshua Kimish ishte realist kur tha një ditë pas ndeshjes me Shtutgartin se ky nuk ishte sezoni i tij më i mirë. Kjo është ajo që e bën atë një lojtar akoma dhe më të madh. “Mund të kisha bërë më mirë. Kam humbur shumë kohë jashtë fushës së lojës.

KIMISH

Në fillim dyshimet për Korona, më pas çështja e vaksinimit dhe më pas infektimi. Kam qëndruar jashtë fushave për gati 1 muaj dhe për një lojtar kjo nuk është pak. Por tani kjo i përket së shkuarës dhe shpresoj që ta kem lënë pas atë periudhë. Jemi kampionë të Gjermanisë dhe kjo duhet festuar”, tha Kimish.

I pyetur për objektivat që ka për sezonin e ri, mesfushori tha se: “Në radhë të parë dua që të gëzoj shëndet të plotë, është gjëja më e rëndësishme në jetë. Më pas dua që të nisim sa më mirë sezonin e ri para se të startojë Botërori, një kompeticion shumë i rëndësishëm për ne lojtarët”.

LIDERI I RI

Me Manuel Nojerin dhe dy zëvendëskapitenët e tij, Tomas Myler dhe Robert Levandovski, Bajerni ka një treshe të fortë drejtuese. Pavarësisht se nuk përfshihet në hierarkinë e kapitenit, Joshua Kimish ende luan një rol të rëndësishëm për Julian Nagelsmanin. Mesfushori me sa duket është “bosi sekret” i kampionëve gjermanë. Kimish është në kulmin e moshës futbollistike dhe ka përjetuar shumë ulje-ngritje në Mynih.

“SPORT1” raporton se gjermani tashmë është bërë “personi më i rëndësishëm i kontaktit” për trajnerin e skuadrës. Nagelsmani flet shumë dhe intensivisht me mesfushorin. Kjo në veçanti për faktin se shefi i mesfushës, Kimish, vepron si organizator në ndeshjet e Bajernit. Ai është një nga lojtarët më të besuar të trajnerit. Sipas informacioneve të “SPORT1”, të dy (Joshua dhe Nagelsman)kanë diskutuar shumë gjatë muajve të fundit për “qasjen e përgjithshme taktike”.

Kimish thuhet se është një mbështetës i ideve taktike të trajnerit të ri. Nagelsman është përpjekur vazhdimisht të ndryshojë 4-2-3-1 të vendosur këtë sezon. 34-vjeçari preferon një treshe mbrojtëse me një qasje shumë më sulmuese. Thashethemet thonë se jo të gjithë lojtarët kanë qenë dakord për këtë. Lojtarët si Robert Levandovski gjithashtu kanë vështirësi me idetë e lojës së Nagelsmanit. Joshua kërkon në mënyrë aktive kontakte me të gjithë lojtarët, ai jo vetëm që është jashtëzakonisht i rëndësishëm për trajnerin dhe Bajernin në fushë, por 27-vjeçari është shumë i përkushtuar edhe jashtë fushës.

Sipas “SPORT1”, ai është gjithmonë në kërkim të një diskutimi aktiv me bashkëlojtarët e tij. Kimish afrohet me të gjithë lojtarët, pavarësisht nëse janë lojtarë të sapoardhur, yje të mëdhenj apo lojtarë të rinj. Omar Riçards kohët e fundit madje e quajti Kimishin si “vëllai i tij i madh” . Mbi të gjitha, ai i kushton rëndësi të madhe integrimit të talenteve të kampusit në ekipin e parë.

Kohët e fundit mori nën krahët e tij dy lojtarët vendas, Paul Vaner dhe Gabriel Vidoviç dhe rregullisht u jep të rinjve komente dhe këshilla. Për shumë tifozë, media dhe ekspertë një gjë është e sigurt: Joshua është kapiteni i ardhshëm i Bajernit dhe pasardhësi i caktuar i Manuel Nojerit. Duke parë rolin e tij aktual, duket sikur ai tashmë është “bosi sekret i Bajernit”.

Arena e Lajmit


E quajnë liderin e skuadrës, Kimish i sinqertë: Ky, jo sezoni perfekt

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook