Policia e Shkodrës jep detaje për ngjarjen e ndodhur pak më parë, ku u gjet trupi i pajetë i një vajze.
Policia njofton se viktimë është shtetasja L.Q (K) 37 vjeçe, lindur në Tropojë e banuese në Dobraç, Shkodër.
Ajo jetonte në banesën e motrës së saj, ndërsa ishte larguar nga shtëpia prej datës 8 maj, duke mos u kthyer më.
Ka qenë motra e saj që ka bërë kallëzim në polici, e cila ka nisur kërkimet, duke gjetur trupin pjesërisht të dekompozuar të 37-vjeçares në afërsi të një kanali, në lagjen “Ahmet Haxhija”.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 17:05, në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër, në ByPass, në afërsi të një kanali, është gjetur pa shenja jete një shtetasja L.Q (K) 37 vjeçe, lindur në Tropojë e banuese në Dobraç, Shkodër.
Trupi është pjesërisht i dekompozuar dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
Në vendngjarje ndodhet Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, ku vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Sqarojmë se më datë 18 .05.2022, motra e kësaj shtetasesje ka bërë kallzim në Komisariatin e Policisë Shkodër, se më datë 08.05.2022, shtetasja L.Q (K), ishte larguar nga banesa, pasi kjo shtetase jetonte në Dobrac, në banesën e motrës së saj.
Arena e Lajmit