Mister rreth vdekjes së ish-sulmuesit të Ajaksit. U dhunua, i këputën këmbën dhe pastaj erdhi momenti tragjik

Bota e futbollit është tronditur dje nga vdekja e parakohshme e sulmuesit të Ajaksit, Zhodi Lukoki. 29-vjeçari u deklarua i vdekur dje në mëngjes dhe për momentin ka një mister të madh rreth asaj që ka ndodhur.

ddsdsds

Sipas “De Telegraaf” në Holandë, gjithçka ka nisur nga një festë në javën e kaluar. Futbollisti i cili ishte pjesë e Tuente në sezonin e fundit, kishte qenë i pranishëm atje duke u bërë pjesë e një zënke. Burimet bëjnë të ditur se ai është dhunuar me shkelma dhe grushte në atë festë, ndërsa ishin përfshirë edhe disa familjarë.

Në rindërtimin e ngjarjes, është mësuar se Lukoki nuk kishte shkuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, por në shtëpi duke menduar që të zgjidhte gjithçka vetë. Megjithatë, përkeqësimi i gjendjes shëndetësore kishte sjellë shtrimin e tij me urgjencë ku më pas një infektim dhe mungesa e oksigjenit kishin sjellë fillimisht amputimin e një këmbe. Më pas, ai kishte kaluar në koma dhe dje, ishte ndarë nga jeta në mënyrë tragjike.

Policia ka bërë të ditur se ka hapur hetime për futbollistin i cili dikur ishte pjesë e përfaqësueseve të moshave të Holandës.

Arena e Lajmit


Mister rreth vdekjes së ish-sulmuesit të Ajaksit. U dhunua, i këputën këmbën dhe pastaj erdhi momenti tragjik

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook