Pas ndarjes së bujshme, këngëtari i njohur “pendohet”/ Ja çfarë bëri ai kundrejtë Taylor Swift

Ndarja e tyre bëri bujë të madhe në media për mënyën si ndodhi.

Bëhet fjalë për këngëtaren Taylor Swift dhe Joe Jonas. Ky i fundit mesa duket është penduar dhe tani po përpiqet që të rifitojë “miqësinë” e artistes.

Gjatë një prej shfaqjeve të Jonas Brothers në rezidencën e tyre në Las Vegas të shtunën, Joe Jonas ndryshoi tekstin në këngën e grupit “Much Better”. Së fundmi disa fansa po e interpretojnë si një tentativë të këngëtarit për të mbështetur ish-in e tij Taylor Swift.

Në versionin origjinal të këngës, 32-vjeçari këndon: “Kam një pjesë për zemrat e thyera/ Tani kam mbaruar me superyjet / Dhe të gjithë lotët në kitarën e saj /.” Që në linçimin e kësaj këngë fansat kanë aluduar prej kohësh se kjo ishte një referencë për këngën e Taylor-it “Teardrops on My Guitar”.

Por gjatë performancës së tij të fundit të këngës, Joe e ndryshoi tekstin nga “Kam mbaruar me superyjet”, në “Tani unë jam mirë me superyjet”.

Ndjekësit e dyshes vunë re ndryshimin dhe reaguan në rrjetet sociale.

“Joe Jonas performoi “Much Better” për herë të parë në YEARS një natë tjetër dhe teksti u ndryshua nga “tani kam mbaruar me superyjet” në “tani jam mirë me superyjet” për të treguar se si është pjekur dhe kërkon të bëhët shokë me Taylor Swift përsëri dhe unë nuk mund ta kapërcej këtë,”– shkroi një përdorues i mediave sociale.

Ju kujtojmë që Joe dhe Taylor u takuan në vitin 2008 dhe lidhja e tyre zgjati vetëm tre muaj. Më pas ndarja e tyre u bë kryefjalë e mediave asokohe pasi këngëtari zgjodhi që ndarjene tyre ta bënte publike me një mesazh zanor prej 27 sekondash.

Gjatë një interviste më të fundit në vitin 2019, Taylor shprehu keqardhjen për mënyrën se si ai e trajtoi ndarjen e tyre publikisht, duke shtuar se të gjithë ishin në gjendje të “qeshnin” me gjithë situatën.

Pas deklaratave të Taylor Swift reagon Joe Jonas - Opinion.al

Pas ndarjes së bujshme, këngëtari i njohur “pendohet”/ Ja çfarë bëri ai kundrejtë Taylor Swift

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook