“S’kemi punë me ta”/ Curi “dhëmb për dhëmb” me Kadian: Bleva një makinë dhe më erdhi letra nga Tatimet, pse nuk hetoni ata me “GL”?!  

45457878

Pedagogu Arjan Çuri është “përplasur” sot në studion e “Open” në News24 me zv/ministrin e Financave Besart Kadiu. Duke diskutuar për paralajmërimin e kreut të qeverisë Edi Rama për verifikimin e stilit të jetesës, Curi tregoi një ngjarje të fundit që i kishte ndodhur vetë atij.

Ai tha se pasi kishte blerë një makinë së fundmi, i kishte ardhur një letër nga Tatimet ku i kërkonin të shpjegonte se me çfarë parash e kishte blerë, pasi rroga e tij figuronte 750 mijë lekë të vjetra si pedagog.

Pjesë nga diskutimi:

Arjan Curi: Edi Rama po konfirmon se institucionet e veta nuk po funksionojnë.

Besart Kadia: Nuk është se s’ka institucione. A e ndihmon tregun e punës informacioni i plotë. A kemi institucione që duhen lejuar të marrin informacionin e plotë.

Arjan Curi: Bleva një makinë tani

Besart Kadia: Ça makine?

Arjan Curi: Një Benz të 2007

Besart Kadia: E mirë?

Arjan Curi: Jo aq e mirë sa e jotja… Më dërguan letër nga tatimet dhe më thanë sa lekë e ke marrë dhe si e bleve kur rroha jote është 750 mijë lekë të vjetra si pedagog. U thash shikoni dhe rrogat e dy televizioneve, se i marr si kontratë shërbimi, dhe më thanë më fal. U dërgova më pas përgjigje dhe u thash si ka mundësi që nuk u ra rasti të hetoni filanin dhe filanin me “GL” e makina të fundit, dhe më thanë “me ata s’kemi punë, se ata figurojnë të papunë. Janë pa punë ata, mund të marrin dhe naj asistencë, na 100 mijë lekë se s’ke…

Besart Kadia: Po dhe mund ta marrin (përgjigjet me ironi)

 

 

“S’kemi punë me ta”/ Curi “dhëmb për dhëmb” me Kadian: Bleva një makinë dhe më erdhi letra nga Tatimet, pse nuk hetoni ata me “GL”?!  

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook