Te Çelsi presin krahëhapur Brojën, por shohin dikë tjetër si anti-Haland: Sulmuesit e klasit botëror nuk bëhen brenda natës

Armando Broja do të kthehet te Çelsi në sezonin e ardhshëm. Situata e bluve me ndryshimin e pronësisë nuk pritet që të krijojë probleme për kthimin e sulmuesit, pasi pronarët e rinj duan që të vlerësojnë më së miri çdo “aset” të mundshëm, siç cilësohet Broja.

broja haland

Me blerjen e Erling Haland nga Mançester Siti, tashmë çdo klub në Angli ka filluar të mendojë për kundërpërgjigjen, që të mos e shohë veten shumë mbrapa në garën me skuadrën e Guardiolës. Sipas portalit të njohur britanik “Football London” që është gjithmonë pranë bluve londinezë, Broja është një futbollist i cili mirëpritet nga klubi dhe nga tifozeria, por nuk duhet të shihet si zgjidhja për të luftuar Sitin e Haland, por Lukaku.

“Tifozët kërkojnë kthimin e Brojës si zëvendësim për belgun, por në realitet, nuk do të jetë e mjaftueshme. Broja është një sulmues i shkëlqyer, por sulmuesit e klasit botëror nuk bëhen brenda natës. Shqiptari ka bërë emër në huazimin e tij te Sauthempton këtë sezon, por 20-vjeçari ka shënuar vetëm 9 gola në 37 ndeshje. Me menaxhimin e Tyhel ai mund të drejtojë Çelsin drejt tokës së premtuar ndonjë ditë, por kthimi i tij nuk do të zgjidhë problemet e bluve në sezonin e ardhshëm”, shkruhej në artikullin në fjalë ku shpjegohej se vetëm kthimi i Lukakut në shifrat e tij të zakonshme mund të bënte Çelsin përsëri pretendente dhe rivale të Sitit.

Arena e Lajmit


Te Çelsi presin krahëhapur Brojën, por shohin dikë tjetër si anti-Haland: Sulmuesit e klasit botëror nuk bëhen brenda natës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook