Një telefonatë në Policinë e Shkodrës ka sinjalizuar për trupin e pajetë të 37-vjeçares, e hedhur në një kanal në një zonë livadhi në afërsi të ByPass të qytetit verior.
Viktima është identifikuar si Leze Qosja, nga Tropoja, raporton BalkanWeb.
Gazetari Senad Nikshiqi raportoi për News24 dhe BalkanWeb, se gruaja ka shenja dhune në trup, ndërsa pritet që trupi i saj të transportohet drejt morgut për të kryer më pas autopsinë dhe për të zbuluar shkaqet e vdekjes.
Policia bëri me dije trupi i pajetë i Leze Qosjas 37 vjeçe, lindur në Tropojë e banuese në Dobraç, Shkodër, është gjetur i pjesërisht e dekompozuar.
Po ashtu thuhet se motra e viktimës në 18 Maj e ka denoncuar në polici si të zhdukur pasi ka humbur kontaktet me të. Sipas policisë ajo jetonte në banesën e motrës së saj.