Barcelona triumfoi ne rezultatin 3-1 ndaj Selta Vigos, në një duel ku nuk mungoi as paniku. Në minutën e 61-të, rezultati i kësaj ndeshjeje, në fakt, kaloi në plan të dytë për shkak të dëmtimit të rëndë të Araujos, i cili u përplas kokë më kokë me shokun e tij të skuadrës, Gavi dhe u transportua me urgjencë në spital.
Nga raportimet e fundit që vijnë nga Spanja, behët me dije, se futbollisti uruguain, gëzon një gjendje të qëndrueshme dhe e ka kaluar rrezikun. Pas disa minutave të mbërthyera mes panikut ndeshja rifilloi normalisht.
Për sa i përket golave, Depaj zhbllokoi fillimisht sfidën në minutën e 30-të, ndërkohë që Obamejang dyfishoi shifrat në të 41-tën. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 2-0 të katalanasve.
Në minutën e 48-të ishte sërish Obamejang që shënoi golin e tretë për Barcelonën dhe të dytin personal. Miqtë provuan të rihapnin sfidën me Aspas në minutën e 50-të, por vetëm kaq. Vlen të theksohet fakti se Selta Vigo mbeti me 10 lojtarë në minutën e 58-të, pas daljes së Murijos me karton të kuq.
Pas këtij triumfi Barça duket se ka “çimentuar” vendin e dytë me 72 pikë, 7 më shumë se Sevija e vendit të tretë që ka dhe 1 ndeshje më pak.
FT: BARCELONA-SELTA VIGO 3-1
Depaj 30′, Obamejang 41′, 48′ / Aspas 50′
Arena e Lajmit
LEXO EDHE: