Ekspertët e leximit të buzëve: Ja çfarë i tha Kate Middleton princ Louis gjatë reagimeve virale të tij në Jubileun Platinium

Fëmijët e Dukës dhe Dukeshës së Kembrixhit ishin në qendër të vëmendjes gjatë fundjavës së Jubileut Platinium të Mbretëreshës, por kryefjala ishte padyshim Princ Louis, që u kthye në ikonë në mediat sociale pas mimikave të tij në ballkonin e Pallatit Buckingham:

Të jesh një anëtar i Familjes Mbretërore kërkon të qëndrosh ulur dhe të dukesh elegant dhe ndërsa Princesha Charlotte dhe Princi George ishin futur mirë në rolet e tyre, Princi Louis – i cili është vetëm katër vjeç – po sillej si një fëmijë normal i moshës së tij që nuk ia ka idenë se çfarë po ndodh. Deri tani ju ndoshta e keni parë disa herë këtë moment viral (të cilin Kate e ka menaxhuar në mënyrë të përsosur).

Përsëri, Kate ka marrë shumë lëvdata për mënyrën se si i trajtoi sjelljet e Louis, duke pasur parasysh se ajo po fotografohej nga një milion fotografë  dhe tani një ekspert që lexon buzët ka deshifruar saktësisht atë që ajo tha për ta qetësuar Louis.

Eksperti i leximit të buzëve Jeremy Freeman i tha ‘Daily Star’ se Kate tha “Ti duhet”, për të cilën Louis u përgjigj “Nuk dua“. Kate më pas u përgjigj: “Unë thashë pa duar” dhe “shiko” (duke i treguar paradën djalit të saj), dhe më pas shtoi “Ndalo së bëri këtë” kur Louis po bënte mimika drejt saj.

Trajtimi i një fëmije në momente të tilla është një sfidë, kështu që bravo Kate për durimin e saj.

Ekspertët e leximit të buzëve: Ja çfarë i tha Kate Middleton princ Louis gjatë reagimeve virale të tij në Jubileun Platinium

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook