Futbollisti i PSG-së, Mauro Ikardi dhe bashkëshortja e tij, Uanda Nara, festojnë së bashku përvjetorin e tetë të martesës së tyre.
Ata kanë zgjedhur që këtë përvjetor ta festojnë në një vend ekzotik dhe sigurisht foto të postuara nga bukuroshja argjentinase nuk mund të mungonin.
E veshur me bikini, ajo shfaqet e shtrirë në një krevat pranë detit, ndërsa në dy foto të tjera Uanda shijon natyrën, e veshur me bikini rozë.