“Informacioni mbi operacionin e SPAK ka rrjedhur që dje”/ Presidenti Meta: Me rëndësi që hetimi të jetë i pavarur

Whatsapp Image 2022 05 19 At 9.28.33 Pm

Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka folur sot në lidhje me operacionet e SPAK.

Në një intervistë për MCN TV, ai ka deklaruar se ky organ duhet të kishte vepruar përpara zgjedhjeve.

Meta gjithashtu shtoi se duhet një shpjegim se përse në operacioni e fundit nuk kishte ndalim të të gjithë të dyshuarve, por vetëm të një pjese të tyre.

“SPAK duhet të kishte vepruar para zgjedhjeve. Duhet të ketë sqarime për publikun pse aksioni i fundit nuk çoi në ndalimin e të gjithë të dyshuarve. Personat që janë arrestuar sot nga SPAK, janë ata të cilët janë akuzuar dhe për krimet zgjedhore. Alarmant është fakti që informacioni ka rrjedhur një ditë para se të ekzekutoheshin këto urdhra arresti. Shpresojmë që drejtësia të funksionojë dhe ata që kanë qenë deri dje të paprekshëm sot të jenë para drejtësisë. E rëndësishme është që hetimi të vazhdojë dhe të jetë i pavarur, unë këtu nuk po përmend vetëm incidentet në kohën e zgjedhjeve por dhe ato më përpara. Vetëm një goditje e forte, jo selektive, duke mos mbajtur anën e një grupi kriminal kundër një grupi tjetër, vetëm duke zbatuar ligjin, do të rikthejë besimin e qytetareve tek drejtësia”, ka thënë Meta.

Arena e Lajmit

“Informacioni mbi operacionin e SPAK ka rrjedhur që dje”/ Presidenti Meta: Me rëndësi që hetimi të jetë i pavarur

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook