Vrasja e babë e bir në Elbasan, i penduari Ervis Bardhi vijon prej orësh dëshminë në GJKKO, Ardian Çapja: Je një gënjeshtar kronik!

Capja 770x441 1

Bashkëpunëtori i drejtësisë, Ervis Bardhi, vijon prej disa orësh të dëshmojë në GJKKO në procesin ndaj Ardian Çapjas dhe personave të tjerë, të akuzuar nga SPAK për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit, në vitin 2012.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” se procesi në GJKKO vazhdon i qetë prej orësh, ku i penduari Ervis Bardhi po pyetet për vrasjen e dyfishtë.

Siç thekson gazetarja Lala, e cila ka ndjekur procesin nga afër, në një moment Ardian Çapja ka thënë në sallën e gjyqit se i penduari Bardhi “është gënjeshtar kronik”.

Ndërkohë, gazetarja Lala raporton për “BalkanWeb” se i penduari Bardhi ka dhënë sërish të njëjtën dëshmi, të dhënë pak javë më parë para togave të zeza, ku tha se ““Para se të filloj, dua t’i kërkoj ndjesë familjes së viktimave, në veçanti nënës. Gentian Beqirin e ka njohur në burgun e Peqinit, më pas në lagje e kam takuar herë pas here me Olsi Leken e Etjen Çanin”.

Si ndodhi vrasja e Gentian dhe Nezir Beqirit?
Ata u vranë në banesën e tyre, ku Gentian Beqiri allias Ardian Meta ishte në ‘arrest shtëpie’ dhe ruhej me dy policë në derën e shtëpisë, pasi akuzohej si autor i vrasjes së biznesmenit të njohur Sokol Çapja, ngjarje kjo e ndodhur në dhjetor të vitit 2005.

Vrasja e Gentian Beqirit, është kryer në ambientet e brendshme të banesës së tij, që ndodhet në lagjen “Sporti i vjetër” në Elbasan, ku teksa qëndronte i shtrirë në krevat pasi ishte i paralizuar është qëlluar për vdekje me 7 plumba të një pistolete me silenciator. Ndërsa babai i tij u rrah barbarisht deri në vdekje me sende të forta, duke pësuar fraktura në 6 brinjë dhe hemorragji në tru dhe në mëlçi.

Arena e Lajmit

Vrasja e babë e bir në Elbasan, i penduari Ervis Bardhi vijon prej orësh dëshminë në GJKKO, Ardian Çapja: Je një gënjeshtar kronik!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook