Zhvillime të rëndësishme nga Roma/ Juventus-Inter, Anjeli takon Zhangun para finales së Kupës së Italisë

Takim i rëndësishëm në këto minuta në Romë, në kuadër të finales të mbrëmjes së sotme të Kupës së Italisë mes Juventusit dhe Interit, e cila do të zhvillohet në orën 21:00, në stadiumin “Olimpico”.

ZHANG ANJELI 1

Sipas asaj që raporton “TuttoMercatoWeb”, pak minuta më parë presidenti i Interit, Stiven Zhang, ka mbërritur në hotelin ku është akomoduar ekipi bardhezi dhe presidenti Andrea Anjeli ishte aty për t’i uruar mirëseardhjen.

Nuk dihet ende se për çfarë janë duke folur dy presidentët me njëri-tjetrin përpara kësaj finale të Kupës së Italisë.

– Arena e Lajmit


Zhvillime të rëndësishme nga Roma/ Juventus-Inter, Anjeli takon Zhangun para finales së Kupës së Italisë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook