Kourtney Kardashian akuzon redaktorët e serialit “The Kardashians” Hulu për joprofesionalizëm.
Sipas yllit të këtij seriali, ato janë munduar të nxjerrin vetëm anën negative të saj. Gjatë episodit të fundit të serialit Hulu, 43-vjeçarja zbuloi se nuk ishte e kënaqur me mënyrën se si doli pjesa përfundimtare e episodit të fejesës së saj dhe Travis Barker.
Teksa fliste me shoqen Stephanie Shepherd, Kourtney tha se ajo dhe bateristi “kalojnë kohën më të mirë ndonjëherë” në xhirimin e reality show-t, por janë “aq të mërzitur” nga redaktimi i episodeve.
“Ata po na përfshijnë në këtë dramë,”– tha Kourtney në episod. “Sidomos kur pashë episodin tim të fejesës, redaktorët apo kushdo tjetër.”
Më tej Kardashian shprehet se redaktorët kanë thënë: “Le ta marrim Kourtney-n, ajo është mbretëresha e dramës gjatë xhirimeve të emisionit”.