“Duket e pamundur”- Aurela Gaçe anulon koncertin në Tiranë, këngëtarja zbulon arsyen: Fatkeqësisht…

Koncerti i këngëtares Aurela Gaçe në Tiranë që do të mbahej mbrëmjen e sotme është anuluar.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtaja, e cila sqaron se shkak për anulimin e konceritit janë bërë kushtet jo të mira të motit. Në një postim në rrjetet sociale këngëtarja shton se ajo dhe organizatorët janë përkujdesur për një tjetër datë në të cilën mund ta mbajnë koncertin.

“Moti sot fatkeqësisht nuk na lejon të mbajmë koncertin e shumëpritur nga ne. Stafi nuk arrin dot as të montojë skenën e madhe, ndriçim, foni, vegla muzikore.. duket e pamundur”, shkruan Aurela Gaçe.

Aurela Gaçe lajmëroi pak kohë më parë se nuk do të ishte pjesë e skenës për disa ditë për shkak të problemit me kordat e zërit të cilat i kanë krijuar entje dhe kjo sigurisht vjen për shkak të sforcimeve gjatë këndimit “live” ka shpjeguar më tej ajo.  Këngëtarja gjithashtu shpjegoi problemin e saj duke i bërë me dije të gjithë miqtë dhe fansat se nuk është asgjë serioze dhe do ti duhen disa ditë pushim që ajo mund t’i kthehet sërisht skenës.

Në një tjetër reagim të bërë më pas ajo tha se pas vizitave ka filluar të përmirësohet. Aurela Gaçe ironizoi gjithashtu të gjithë ata që e cilësuan statusin e saj, si tërheqje përfundimtare nga muzika.

“Duket e pamundur”- Aurela Gaçe anulon koncertin në Tiranë, këngëtarja zbulon arsyen: Fatkeqësisht…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook