Kevin Princ Boateng kujtohet në masë nga tifozët e Milanit për kohën e tij të kaluar te kuqezinjtë dhe golat e shënuar në vitet e qëndrimit në Itali te “Djalli”.
Mesfushori i Herthës së Berlinit duket se është gati të bëj hapin e radhës këtë herë në jetën private teksa pritet të martohet së shpejti me modelen italiane Valentina Fradegrada.
30-vjeçarja duket se ja ka rrëmbyer zemrën futbollistit ganez, i cili pas propozimit në muajin Mars duket se do celebrojë martesën e tij në muajt e verës ku është i lirë dhe nga angazhimet me klubin aktual.
Një zgjedhje kjo e ish-lojtarit të Milanit që tregon se ai di të qëlloj në shenjë edhe jashtë fushës së lojës.