I vodhi me dhunë një sasi lekësh dhe celularin një gruaje, arrestohet 25-vjeçari në Berat

Policia Berat 1

Një 25-vjeçar është arrestuar nga Policia e Beratit, pasi akuzohet për vjedhje.

Në pranga ka rënë i riu F. S., i cili i ka vjedhur me dhunë një sasi lekësh dhe aparatin celular një gruaje.

Njoftimi i policisë:

I vodhi me dhunë një sasi lekësh dhe aparatin celular një shtetaseje, vihet në pranga 25-vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. S., 25 vjeç, banues në Berat, pasi në lagjen “30 Vjetori”, në rrugë, i ka vjedhur me dhunë një sasi lekësh dhe një aparat celular shtetases M. G.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Arena e Lajmit

I vodhi me dhunë një sasi lekësh dhe celularin një gruaje, arrestohet 25-vjeçari në Berat

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook