“Kosto e lartë jetesë”, Kryemadhi rendit arsyet: Ja pse rinia e sheh të ardhmen jashtë Shqipërisë

281587037 551394129688988 467289696299112476 N

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me studentë të Fakultetit të Ekonomisë.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Kryemadhi ka ndarë detaje nga biseda me të rinjtë, ku nënvizoi mangësitë sipas saj në sistemin arsimor.

MESAZHI
Një pasdite e shkëlqyer me studentët e talentuar nga Fakulteti i Ekonomisë.
Frymëzuese idetë e tyre të qarta, se si përmes politikave të duhura, potenciali i ekonomisë së vendit mund të vendoset në shërbim të mirëqenies së çdo familje në vend. Kjo është ndjenja e përkujdesjes që i mungon qeverisjes aktuale.
Folëm edhe për mangësitë e sistemit tonë arsimor, i cili nuk u ofron trajnimet e nevojshme, që t’i aftësojnë për tregun e punës, apo për Kartën e Studentit, që si një premtim i pambajtur ka mbetur një politikë boshe, pa ofruar asnjë lehtësi financiare ndaj studentëve.
Mungesa e perspektivës së punësimit, shkalla e lartë e taksave, kostoja e lartë dhe e papërballueshme e jetesës, borxhi publik i fryrë prej koncesioneve dhe PPP klienteliste, janë disa prej faktorëve që e ka bërë rininë ta shohi të ardhmen jashtë Shqipërisë.
Duhet të bëjmë çdo gjë për të sjellë një ndryshim cilësor, që potencialin e rinisë shqiptare ta mbajmë këtu, për të ndërtuar me vizionin e tyre Shqipërinë tonë europiane.

“Kosto e lartë jetesë”, Kryemadhi rendit arsyet: Ja pse rinia e sheh të ardhmen jashtë Shqipërisë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook