UEFA ka zgjedhur gjyqtarët që do të vendosin drejtësi në finalen e Ligës së Kampionëve midis Liverpulit dhe Realit të Madridit, e cila do të mbahet në Paris.
Arbitri kryesor është zgjedhur një francez. Bëhet fjalë për Klement Turpin, i cili do të asistohet nga Danos dhe Gringore, ndërsa i katërt është zgjedhur Benua Bastien.
Drejtësinë nga dhoma e VAR-it do ta japin Zherome Brisard, Uilli Delazhod, Masimiliano Irati dhe Filipo Meli.
Kujtojmë që Klement Turpin ishte dhe gjyqtari që u caktua për ndeshjen e Shqipëri-Poloni, të cilën e ndërpreu disa minuta, për shkak të trazirave me tifozët.
Arena e Lajmit