“Rama na dha mbi 20 detyra”, Ahmetaj: Abuzimet me çmimet do të luftohen në çdo mënyrë

Whatsapp Image 2022 06 09 At 10.10.25 Am

Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka dalë sot në një konferencë për mediat ku sqaroi vendimet e marra në mbledhjen e fundit të qeverisë.

“Nëse keni interes se çfarë bëjnë qytetarët dua të ndaj me ju se qeveria ka menduar për ato paketa që janë publike dhe në funksion. Shqipëria e ka inflacionin 6.2%, pra më të ulët se rajoni dhe kjo ka të bëjë me paketën e subvencionimit të qeverisë. Kur pyesin dhe specialistët pse është më e ulët kjo i shkon paketave të qeverisë.

Është një krizë globale fatkeqësisht që e ka gjenezën në Ukrainë me invazionin rus. Po luftohet për të arritur që të sigurohen rrugët për grurin, naftën apo produkte të tjera. Kur kriza globale e preson tregun, ne jemi treg i hapur dhe kemi konsekuenca. Është një krizë që nuk i dihet fundi por qeveria është e përgatitur për të marrë masa”, u përgjigj Ahmetaj.

Sa i përket vijueshmërisë së ekzistencës së Bordit të Transparencës, zëvendëskryeministri e konfirmoi këtë gjë, duke lënë të kuptohet se abuzimet me çmimet do të luftohen në çdo mënyrë.

“Qeveria punon çdo ditë dhe morëm mbi 20 e ca detyra që kryeministri dha për kabinetin në raport me ndjekjen e politikave për përballimin e krizës. Është krizë e shkaktuar nga njeriu dhe bllokimi i rrugëve të furnizimit. Por qeveria do ti përdorë të gjithë instrumentet e duhura për të frenuar rritjen abuzive të çmimeve. Çdo instrument që vlen për të frenuar abuzimet do të funksionojë”, theksoi ai.

Arena e Lajmit

“Rama na dha mbi 20 detyra”, Ahmetaj: Abuzimet me çmimet do të luftohen në çdo mënyrë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook