Prodhuesi i videolojërave “Electronic Arts” ose ndryshe “EA” deklarojnë se do të ndalojnë së prodhuari tituj futbolli të emrit “FIFA”.
Kjo është një nga markat më fitimprurëse në historinë e lojërave, por kostoja e licencës ishte një arsye pse u mor vendimi për të hequr dorë nga partneriteti.
” EA” do të vazhdojë të bëjë videolojëra futbolli, por nga viti 2023 ato do të vijnë nën një baner të ri, me emrin “EA Sports FC”.
“EA Sports” bëri lojën e parë të FIFA-s në vitin 1993 dhe që atëherë ka qenë në krye të ekskluzivitetit.
– Arena e Lajmit