“SPAK po arreston vetëm majtas”, deputeti i PD në seancën me Krajën: Ne kemi vetëm duart lart, maxhoranca ka qypin me mjaltë

Sula Komision

Në raportimin e kreut të SPAK, Arben Kraja në Komisionin e Ligjeve, një numër i madh pyetjesh atij I’u drejtuan lidhur me deklaratat e kryeministrit Rama se institucioni i drejtuar prej tij po arreston vetëm majtas.

Deputeti demokrat, Dashnor Sula tha se drejtësia nuk është peshore që të “hajë” edhe majtas, edhe djathtas.

“Asnjëri prej nesh nuk është imun. Të gjithë mund të kemi ndonjë të afërm që ka ndonjë cen. Nuk dua ti përmend emrin as njërin dhe as tjetrit, është reale e vërtetë që nuk bëhet fjalë për të pasur ekuilibër në të dy krahët. Drejtësia nuk është peshore që të hajë lumi vetëm në një anë siç thotë maxhoranca. Lumi duhet të hajë nga të dyja anët. Ne si opozitë kemi vetëm duart lart, qypin e mjaltit, siç thotë populli dhe duart për ti futur në qyp i ka maxhoranca”, u shpreh Sula.

“SPAK po arreston vetëm majtas”, deputeti i PD në seancën me Krajën: Ne kemi vetëm duart lart, maxhoranca ka qypin me mjaltë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook