Strategjitë japin fryte / Shpikje në duelet e mëdha, ja cilat janë “magjitë” e Stefano Piolit

Nofka e tij është “Normalizuesi”, por Stefano Pioli po rezulton një magjistar i vërtetë. Menaxhues grupi, por edhe strateg që me gjetjet e tij e ka ngritur Milanin në nivele që askush nuk i imagjinonte deri 9 muaj më parë.

pioli

NGA KRAHU NË MESFUSHË – Para COVID-it, ndaj Atalantës ishte parë Milani më i shëmtuar i epokës “Pioli”. Ishte dhjetor i 2019-ës dhe shërbeu si pikënisje. Në tetor 2021, në të njëjtën fushë u pa shprehia e parë e evolucionit taktik të “Djallit”.

Lëvizje “guardioliste” me mbrojtësit e krahut që sulmojnë nga qendra e mesfushës. Hernandez dhe Kalabria zhveshin petkun difensiv dhe shndërrohen në mesfushorë, ndërkohë që Rebiç lë sulmin për të tërhequr me vete mbrojtësit bergamaskë.

Suksesi ishte i menjëhershëm sepse brenda një minute lojë Kalabria gjen rrugën për avantazhin e parë. Kujtojmë se Pepi e ka bërë këtë lëvizje me Lahmin, Delfin për të arritur deri te Kanselo e Zinçenko.

atalanta milan

NË SHERBIM TË TONALIT – Fitorja kundër Veronës është shuma e të gjitha shpikjeve të Piolit në sezonin aktual. Nga 4-2-3-1, trajneri propozon një 4-1-4-1 me Tonalin në version “kusar” të zonave rivale.

Mesfushori shënon dy herë, përmbys Veronën dhe orienton ekipin drejt fitores. Një sulmues i shtuar në repartin më të vuajtur të Milanit në muajt e fundit. Deri të dielën e kaluar 22- vjeçari kishte qenë ekuilibruesi, ndërsa tani mund të konsiderohet një armë e dyfishtë.

Tonali zbulonte një copëz fushë e cila iu besua Hernandezit. Ky i fundit u akuzua se sulmoi pak, por ishte thelbësor në dinamikën e lojës sepse detyronte Faraonin që ta ndiqte, ndërkohë që Leao kishte më pak presion për të hapur turbinat e tij ndaj Kazales së gjorë. Lëvizje taktike, të cilat rezultuan vendimtare në suksesin e “Djallit” në qytetin e Romeos dhe Zhulietës.

verona milan

NDAJ ZHOZESË ME 6 SULMUES – Dy ndeshjet me Romën përbëjnë një tjetër kryevepër taktike të Piolit. Dy sfida të ndryshme të fituar me mënyra po aq të ndryshme. Në fazën e parë Murinjo prezantoi ekipin me 4-2-3-1 që në fazën pa top mbrohej me dy linja me nga 4 futbollistë.

Milani kupton problemin dhe komandant Pioli jep urdhër që të sulmohet me 6 lojtarë. Kesi zmbrapset në prapavijë dhe vendoset mes dy qendërmbrojtësve. Para tij luan Benaseri, ndërkohë që mbrojtësit e krahut kridhen në sulm.

Asnjë pozicion statik, por ndryshime të shumta rolës ndaj Romës që dorëzohet pa kushte. Në fazën e dytë verdhekuqtë luajnë me tre mbrojtës dhe Veretunë si mburojë përpara tyre.

Pioli replikon me 4-3-3. Në sulm Mesias e Salmakers hapen në gjerësi dhe detyrojnë Romën të mbrojë me pesë. Në këto kushte Mkhitarian e Pelegrini ndjekin Diazin e Kruniçin në çdo zbritje dhe pas 20 minutash Milani kryeson me dy gola. Zgjidhje të përsosura, edhe pse nuk po llogarisim “debutimin” e Kalulusë si qendërmbrojtës.

roma milan

BENASER-KESI OFENSIVË – Në stadiumin “Maradona” ishte një sfidë delikate, por Milani pas barazimeve me Udinezes dhe Salernitanën nuk mendon për t’u mbrojtur. Pioli propozon përsëri 4-1-4-1 me Kesin që bllokon rubinetin e lojës së Napolit të përbërë nga Lobotka dhe Ruiz.

Zelinski mendon se ka liri, por Tonali i qepet nga pas. Tomori dhe Kalulu frenojnë shpejtësinë e Osimhenit. Teksa Spaleti kërkon zgjidhje, Zhiru shënon një nga golat e tij më të rëndë.

Në të gjithë këtë mori ndryshimesh, Benaser dhe Kesi shfaqen në versionin e tyre më ofensiv duke mos lejuar Napolin të dalë me manovër nga fusha e tij.

napoli milan

Arena e Lajmit


Strategjitë japin fryte / Shpikje në duelet e mëdha, ja cilat janë “magjitë” e Stefano Piolit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook