Lajme të mira kanë ardhur për Romën përpara finales së Ligës së Konferencës që do të luhet në Tiranë, me klubin që i pranohet kërkesa që ndeshja e fundit e kampionatit të luhet përpara datës së caktuar.
Torino-Roma ishte menduar të luhej në datën 22 maj, së bashku me sfidat e tjera të Serisë A, në të njëjtën kohë. Por klubi verdhekuq bëri një kërkesë në Asamblenë e Ligës, duke kërkuar që kjo sfidë të luhej më përpara, sepse nuk do të kishte kohë për teknikun Zhoze Murinjo që të përgatiste ekipin për finalen e Ligës së Konferencës përballë Fejnordit.
Duke qenë se Roma është në garë me tre ekipe të tjera për një vend në zonën europiane, kjo kërkesë shihej si e vështirë për t’u pranuar, por vendimi u mor që sfida me Torinon të luhet të premten e 20 majit, me portugezin që i është dhënë 5 ditë kohë për t’u përgatitur për finalen e madhe të Tiranës, pas fundit të kampionatit.
Arena e Lajmit