Ivan Perishiç ishte heroi i mbrëmjes për Interin, pasi me dy golat e tij solli përmbysjen e madhe ndaj Juventusit në shtesën e ndeshjes finale të Kupës së Italisë.
Por pak minuta pas festës që shpërtheu në fushë kur u dëgjua vërshëllima përfundimtare, kroati praktikisht ka prishur natën e tifozëve zikaltër. Ai u shfaq para gazetarëve duke dhënë prononcimet dhe ndër të tjera, bëri të qartë se është i pakënaqur me klubin sa i përket rinovimit dhe nuk është e sigurt që do të rinovojë.
“Nuk e di ende. Nuk flitet kështu me lojtarët e rëndësishëm, nuk pritet momenti i fundit. Edhe kjo është e vërtetë”, ishin fjalët e tij që me siguri do të alarmojnë tifozët e Interit, pasi ai është kthyer në lojtarin më të rëndësishëm në këtë edicion.
Arena e Lajmit