Vitin e kaluar, aktori britanik me famë botërore Jason Statham erdhi në Antalia të Turqisë për xhirimet e “Operation Fortune: Ruse de Guerre”. Këtë herë, Statham ka vendosur të vizitoj vendin luksoz si pjesë e pushimeve të tij me të fejuarën Rosie Huntington-Whiteley dhe fëmijët e tyre.
Duke u shprehur se e ka adhuruar Antalian që në vizitën e tij të parë, ai dhe familja e tij shijuan plazhet e paprekura të vendit.
Xhirimet e filmit “Operation Fortune: Ruse de Guerre” nga regjisori Guy Ritchie zgjatën dy muaj. Filmi sillet rreth super spiunit Orson Fortune (Jason Statham) i cili gjurmon dhe synon të ndalojë shitjen e një teknologjie të re të armëve vdekjeprurëse të përdorur nga ndërmjetësi miliarder i armëve Greg Simmonds (Hugh Grant).
Statham qëndroi në hotel për një javë me gruan e tij Rosie dhe fëmijët e tyre. Më pas ata u kthyen në vendin e tyre ditën e dielë. Para largimit, Statham tha se do të kthehet në Antalia sa më shpejt të jetë e mundur.