Fotografia që sjell “BalkanWeb” është makina e aksidentuar e grabitësve në Vermosh. Siç raportuam më herët, autorët kanë grabitur me dhunë çiftin e bashkëshortëve, Tom e Mri Tinaj.
Ata kanë hyrë në shtëpinë e çiftit të maskuar dhe të armatosur, duke i lidhur e dhunuar dhe duke iu marrë gjithçka.
Pasi kanë dalë nga banesa, duke lënë çiftin të lidhur, autorët kanë marrë makinën e tyre të parkuar në oborr dhe janë larguar. Por, gjatë largimit, ata janë aksidentuar, duke lënë makinën në rrugë.
Arena e Lajmit