Inzagi kthehet në “macen e zezë” të Juventusit, Alegri bëhet përsëri… milanist

Smone Inzagi tani e meriton plotësisht titullin e “maces së zezë” për Juventusin. Trajneri i Interit vazhdon të regjistrojë triumfe përballë bardhezinjve dhe deri tani ka siguruar katër trofe pëërballë tyre.

80ef662bb76befa92281806c3c398e88-20584-95723157c8ebcac4750156d2b21ac04e

Ky ishte trofeu i 5-të në karrierë për Inzagin si trajner, dhe 4 i ka fituar pikërisht në finale përballë  Juventusit. Ai fitoi Superkupën e Italisë me Lacion në vitet 2017 dhe 2019 , ndërsa më pas fitoi Superkupën edhe me Interin gjatë janarit 2022. Tashmë këtyre i shtohet edhe Kupa e Italisë. Një hakmarrje e vogël për të, duke pasur parasysh se këtë trofe e kishte humbur në finale përballë torinezëve me Lacion në vitin 2017.

cad0784bc4c6dede3972caea53581844-85952-74c12970aa6a93e23db5f14b1d9e3cdb

Ndërkaq, Maks Alegri kthehet shumë pas në kohë, në periudhën kur ishte trajner te Milani. Në të gjithë karrierën e tij si trajner i Juventusit, Alegri kishte fituar gjithmonë të paktën një trofe në edicion, një seri që e ndërpret në këtë sezon. Për herë të fundit i kishte ndodhur në sezonin 2013-2014 kur drejtonte Milanin dhe u shkarkua në gjysmë të edicionit, ndërsa edhe sezonin 2012-2013 e kishte mbyllur po pa ngritur asnjë trofe me kuqezinjtë.

Arena e Lajmit


Inzagi kthehet në “macen e zezë” të Juventusit, Alegri bëhet përsëri… milanist

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook