BTS grupi muzikor korean ka publikuar albumin e tyre më të ri të titulluar “Proof”.
Grupi i djemëve janë të njohur në mbarë botën dhe fansat mezi po e prisnin këtë rikthim të tyre. “Yet to Come” nga album i ri u publikua në platformën “YouTube” sot pas mesnate duke numëruar plotë 28 milion klikime brenda pak orësh.
Grupi BTS është grupi i parë aziatik që ka arritur të rrëmbejë një çmim në “American Music Awards.” 13 qershori i vitit 2013 shënon debutimin e parë në tregun muziukor të grupit në fjalë. Pas këtij momenti ato arritën të kthehen në një nga grupet më të pëlqyer ndonjëherë.
Ju kujtojmë që pandemia e Covid19 pezulloi shumë koncerte. Edhe BTS e përjetuan këtë situatë duke u rikthyer në skenë nëntorin e kaluar për herë të parë pas pandemisë. Ato mbajtën një koncert në Los Angeles. Më pas koncertet e tyre vijuan, ku në muajin mars performuan në tre koncerte në Seul.