Është depërtuar këtë të enjte nga SHBA në Tiranë 56-vjeaçari Tomor Çela. Çela ishte i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë me vendimin e datës 24.02.2014, e ka dënuar me 23 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
I depërtuari nga SHBA , Tomor Çela është autor i vrasjes së Elton Danit dhe Ledian Hoxhës. Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur në 27 nëntor 1997 në rrugën “Bajram Curri”, në Tiranë .
Sipas Gjykatës, tri-katër ditë para ngjarjes, i pandehuri ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij “Benz Mercedez” të llojit 240, dhe është përplasur me automjetin që drejtohej nga i ndjeri Ledian Hoxha, në të cilin ndodhej edhe shoku i tij, i ndjeri Elton Dani.
Kjo ka qenë fillesa e konfliktit që përfundoi me dy të vrarë.
Në datën 27.11.1997, në rrugën “Bajram Curri”, Tiranë, shtetasi Tomor Çela, në bashkëpunim me vëllanë e tij, ka vrarë me armë zjarri, për motive të dobëta, Elton Danin dhe Ledian Hoxhën.
Tomor Çela u fajësua për këtë ngjarje në vitin 2009, kur u dënua me 24 vjet burg.