Të tjera detaje dalin në dritë nga grabitja e dhunshme e çiftit Tinaj në Vermosh, ku autorët e maskuar dhe me armë morën rreth 30 mijë euro, sende me vlerë, si dhe makinën e parkuar në oborr.
Gazetari Senad Nikshiqi raporton për “BalkanWeb” se pasi janë aksidentuar në rrugë me mjetin që i morën çiftit Tinaj, autorët kanë grabitur nën kërcënimin e armës një tjetër mjet, të cilin e kanë braktisur më tej.
Siç mëson gazetari Nikshiqi, në mjetin e braktisur autorët kanë lënë levën, që e kanë përdorur gjatë grabitjes së banesës, si dhe armën tip automatik.
Të dyja këto janë prova të forta, që mund të zbulojnë autorët e grabitjes. Ndërkohë, pas braktisjes së mjetit, ata janë larguar në këmbë, ku dyshohet se kanë kaluar ilegalisht kufirin drejt Malit të Zi.
Arena e Lajmit