Masimiliano Alegrin nuk e kanë mbajtur nervat pas golit të dytë të shënuar në shtesë nga Ivan Perishiç, i cili çoi shifrat në 4-2 për Interin në finalen e Kupës së Italisë.
Teknikut italian nuk i pëlqeu festimi i Lautaro Martinez në pankinën zikaltër dhe pas një shkëmbimi batutash iu vërsul lojtarit, duke përfunduar edhe në fushën e lojës me protesta të shumta. Një situatë që çoi gjyqtarin Valeri t’i tregonte menjëherë kartonin e kuq trajnerit të Juventusit.
Ky i fundit u vërsul edhe një herë drejt pankinës së Interit, por këtë radhë ishin lojtarët e tij që e mbajtën nga krahët dhe e shoqëruan drejt tunelit të stadiumit “Olimpico”.
Arena e Lajmit