Vizita e Presidentit të KE në Shqipëri, Berisha: E përshëndes dhe bëj thirrje për hapjen e negociatave, por Rama po trillon duke…

Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë konferencës së mbajtur ditën e sotme me gazetarët, ndër të tjera i ka bërë thirrje Bashkimit Europian që  të nisë hapja e negociatave me Shqipërinë. Berisha shtoi se Rama është duke u përpjekur që të paraqesë se shkaku që ende nuk janë hapur negociatat është Bullgaria, por sipas tij është një trillim.

“Sot në Shqipëri është P0residenti i KE, unë e përshëndes vizitën e tij, një vizitë është mbështetje, por përpjekje e Ramës për të paraqitur murin bullgarë si pengesë për hapjen e  negociatave janë fund e krye trillim. Nuk është muri bullgarë,  por muri i krimit, i vjedhjeve, i drogës ato që qëndrojnë në të vërtetë si faktor që mbyllin dyert Shqipërisë për hapjen e negociatave.

Megjithatë jam këtu për t’i bërë thirrje BE dhe vendeve anëtare së pari të hapin negociatat me Shqipërinë, siç tregonte me objektivitet rezoluta e Parlamentit Europian, Shqipëria nuk i ka plotësuar kushtet, por mendoj se hapja e negociatave dhe qëndrimi në kapitujt përkatës për kushtet është mënyra më e drejtë që qytetarët shqiptarë të vetëdijesohen se ku qëndroj shkaku i vërtetë i bllokimit, te mosplotësimi i kushteve, ndaj dhe unë uroj dhe shpresoj të predominojë ky mendim, i cili në një farë formë është shprehur dhe një vit më parë nga Bundestagun Gjerman.

Mos hapja e negociatave, është një akt me pasoja të rënda, për vendin dhe rajonin”, tha Berisha.

 

Vizita e Presidentit të KE në Shqipëri, Berisha: E përshëndes dhe bëj thirrje për hapjen e negociatave, por Rama po trillon duke…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook