“Agresiv, provokues dhe i pasjellshëm”, supergjobë për Alegrin pas finales së Kupës së Italisë

Finalja e Kupës së Italisë nuk do të kalojë pa pasoja për Masimiliano Alegrin. Humbja përballë Interit peshon në CV-në e tij pasi la bardhezinjtë pa trofe në këtë sezon, por do të peshojë edhe në xhepat e trajnerit të Juventusit.

LAPR1597-0033-kNaC-U334016287103049BE-656x492@Corriere-Web-Sezioni

Organet disiplinore në Federatën Italiane kanë dhënë vendimet e tyre për ngjarjet e sfidës së luajtur në “Olimpico” të Romës dhe trajneri është ndëshkuar për incidentin në shtesën e sfidës ku u desh ta nxirrnin nga krahët pasi mori karton të kuq sepse iu vërsul pankinës së Interit.

“Ai është larguar nga zona e tij teknike dhe është drejtuar pranë pankinës kundërshtare, duke ndërmarrë një sjellje agresive dhe provokuese ndaj pjesëtarëve të pankinës kundërshtare. Dhe përveç të tjerave, në fund të garës, ka lëshuar shprehje pakënaqësie polemike dhe kritika të pasjellshme në drejtim të gjyqtarit të ndeshjes”, shkruhej në vendimin që zyrtarizonte një ndeshje pezullim dhe 10 mijë euro gjobë për trajnerin e Juventusit.

Arena e Lajmit

 

 


“Agresiv, provokues dhe i pasjellshëm”, supergjobë për Alegrin pas finales së Kupës së Italisë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook