Alarm për zëvendësuesin e Levandovskit te Bajerni, kampionët e Gjermanisë mund të mbesin “thatë”

Me Levandovskin që nuk është aspak i lumtur për situatën në klubin bavarez, gjermanët duhet të vihen në lëvizje për të gjetur një zëvendësues të tijin.

LEVANDOVSKI

Ngurrimi dhe hezitimi nga Bajerni për të ofruar një kontratë të re për dy vjet ose më shumë e shtynë atë të besonte se kishte interes të konsiderueshëm dhe përpjekje intensive për të nënshkruar me Erling Halandin, lajm ky që u konfirmua dhe nga mediet gjermane ditën e djeshme.

Fituesi i “Torjägerkanöne” nuk ndihet aspak i vlerësuar nga klubi dhe dëshiron të largohet sa më shpejt. Spanja është destinacioni më i mundshëm, me Atletiko Madridin dhe Barcelonën të interesuara. Transferimi i pritshëm i Luis Suarezit në Katalonjë ka hapur derën për një lëvizje në kryeqytetin spanjoll, megjithëse Leva është ende opsioni i parë për skuadrën e Ksavit që e pëlqen shumë polakun.

Por në Mynih duhet të bëhen gati për një merkato të sikletshme pasi të gjesh një “Leva 2” është e pamundur. Sadio Mane ishte vetëm një dëshirë 24-orëshe pasi të gjithë e dinë se senegalezi nuk është i duhuri për profilin e lojës së Nagelsmanit.

Duhet një sulmues pykë, për momentin lista e Salihamixhiçit është e vakët në mundësinë për të gjetur njeriun ideal. Emra si Lukaku, Dibala, Gabriel Zhezus apo Lautaro Martinez janë vetëm një ide e bukur.

Ndërkohë që konkretisht nuk ka asnjë lojtar që do të zinte vendin e Robert Levandovskit në fundin e këtij sezoni.

Arena e Lajmit


Alarm për zëvendësuesin e Levandovskit te Bajerni, kampionët e Gjermanisë mund të mbesin “thatë”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook