Arrestohet Drejtori i Zonave të Mbrojtura dhe 3 vartësit e tij në Lezhë, çfarë u zbulua nga hetimi disa javor (Emrat)

Arrestohet Drejtori i Zonave të Mbrojtura në Lezhë, Pjetër Toni, si dhe tre inspektorë.

Burime për ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ bëjnë me dije se Prokuroria ka lëshuar urdhër arresti, pasi në zonën e mbrojtur të Vainit prej disa javësh po hidheshin inerte. Rasti u denoncua në një emision investigativ, i cili ishte edhe shkak i nisjes së hetimeve. Policia ende nuk ka reaguar, pasi aksioni është në vijim e sipër.

Ndaj tyre është vendosur masa e sigurisë arrest me burg nga Gjykata e Lezhës, me kërkesë të Prokurorisë, pas një hetimi disa javor, për hedhjen e inerteve në mënyrë të paligjshme dhe tjetërsimin e pronave në zonën e mbrojtur të lagunës Kune-Vain.

Arena e Lajmit

Arrestohet Drejtori i Zonave të Mbrojtura dhe 3 vartësit e tij në Lezhë, çfarë u zbulua nga hetimi disa javor (Emrat)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook