Dështimi i negociatave mazhorancë-opozitë për presidentin, Berisha nga Vlora: Karnaval i vërtetë! Vazhdim i marrëveshjeve të dështuara të Bashës

Dshtim

Ish-kryeministri Sali Berisha, foli rreth procesit të presidentit nga Vlora. Berisha komentoi dështimin e negociatave mes qeverisë dhe opozitës.

Pak para nisjes së takimit me demokratët Berisha në një komunikim për mediat, tha se ai proces është vazhdimi i marrëveshjeve të dështuara të Lulzim Bashës.

“Një karnaval i vërtetë, një vazhdim i marrëveshjeve të dështuara që nga viti 2017 deri më sot të Lulzim Bashës dhe këto që shihni ju nuk është gjë tjetër veçse vazhdimi i atij seriali, por këtë herë edhe më tragjikomik dhe më i neveritshëm se çdo proces tjetër”, tha Berisha.

Gjithashtu ish-kryeministri Berisha ka vendosur lule në monumentin e Hasan Prishtinës.

Dështimi i negociatave mazhorancë-opozitë për presidentin, Berisha nga Vlora: Karnaval i vërtetë! Vazhdim i marrëveshjeve të dështuara të Bashës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook