“Doja që gjithçka të ishte publike për ‘Presidentin’ që të dukej se kush bënte lojëra”/ Alibeaj: S’kisha dyshime mbi qëndrimin e PS, nuk ka ndryshuar!

Whatsapp Image 2022 05 20 At 4.17.39 Pm (3)

Nga Kryesia e Kuvendit, kryetari i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj, është shprehur se nuk kishte asnjë dyshim se dsi do të shtonte procesi i zgjedhjes së presidentit të ri, kjo sipas tij ishte edhe një nga arsyet përse kishte preferuar që gjithçka të ishte publike.

“Unë nisem nga ideja e një procesi konsensual që do të përfundonte me zgjedhjen e një presidenti të shqiptarëve dhe mbi palët. Ishim serioz, mund të më keni qortuar se kam qenë shumë strikt në procedurë, me dokument dhe protokoll, takime me media, ky ishte synimi që kishim. Gjithçka në sy të publikut që të kuptohej kush mund të bënte lojëra e farsa, dhe erdhi momenti që u tregua kush është qendrimi i palës tjetër, nuk kisha dyshim. Arsyet janë të shumta, legjitimiteti i mazhorancës nuk është. Me gjithë gjëmat duke marrë të gjitha pushtetet.

U tregua e qartë situata. Dua të jem korrekt që ky dokument veç katër pikave procedurat edhe një pikë tjetër: Shkelja e një anshme e procedurës i njoftohet menjëherë palës dhe bëhet publike. kjo është ajo që po bëj sot.
Cili do të ishte shkaku? Një nga shkaqet është ndoshta edhe cilësia e kandidatëve tanë, jemi anetemuar gjoja për kandidatura jo korrekte. Ata janë njerëz me integritet”, tha ai.

Arena e Lajmit

“Doja që gjithçka të ishte publike për ‘Presidentin’ që të dukej se kush bënte lojëra”/ Alibeaj: S’kisha dyshime mbi qëndrimin e PS, nuk ka ndryshuar!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook