FOTO+VIDEO/ Fituan Kupën e Italisë pas 11 vitesh, shihni festën e çmendur të Interit pas suksesit ndaj Juventusit

Interi fitoi mbrëmjen e djeshme Kupën e Italisë pas 11 vitesh!

INTER 3

Skuadra e drejtuar nga Simone Inzagi mposhti në shtesat 120-minutëshe Juventusin me rezultatin 2-4 në stadiumin “Olimpico”, duke koleksionuar trofeun e 8-të të Kupës së Italisë në historinë e saj.

Sfida u zhbllokua shumë shpejt me një supergol të Nikolo Barelës në minutën e 7′, më pas sapo nisi fraksioni i dytë i lojës, Juventusi ishte i furishëm ku përmbysi shifrat në 2-1 pas 120 sekondash, ekzaktësisht në 50′ me Aleks Sandron dhe me Dushan Vlahoviç në të 52′ minutë.

INTER 4

Baraspesha u rikthye me penallti nga Hakan Çalhanollu dhe fitorja erdhi në shtesa ku Ivan Perisiç shënoi dy herë, me 11-metërsh në minutën 99′ dhe me një “perlë” në të 102′.

Menjëherë pas vërshëllimës finale, skuadra zikaltër nuk u përmbajt dhe i gjithë stoli u fut në fushë duke festuar së bashku me shokët e tjerë të skuadrës dhe me stafin teknik.

INTER 5

Një fitore me peshë për Interin, jo vetëm për trofeun e Kupës së Italisë ku i mungonte prej 11 vitesh që në finalen ndaj Palermos në 2011, por edhe për sprintin final drejt titullit kampion, ku zikaltërit kanë shpresë se Milani mund të bëjë një hap fals.

INTER 6

KORREA LAUTARO

INTER 7

– Arena e Lajmit


FOTO+VIDEO/ Fituan Kupën e Italisë pas 11 vitesh, shihni festën e çmendur të Interit pas suksesit ndaj Juventusit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook