Foto+Video/ Përfshihet nga zjarri makina pranë tregut Çam, rrezikohet pallati

9b00658c B2d5 4ecc 891d 76d0ba3c6b6e

Një makinë është përfshirë nga zjarri sot në Tiranë. Ngjarja ndodhi mbrapa ish-kinema Millenium, pranë tregut “Çam”. Mësohet se mjeti ishte parkuar pranë një pallati.

LSA ka publikuar disa pamje, ku shihet se nga zjarri është dëmtuar fasada e katit të parë të pallatit, ndërsa flakët kanë rrezikuar seriozisht godinën.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar nga zjarri, ndërkohë që forcat e shërbimit zjarrfikës kanë bërë të mundur shuarjen e tij. Deri më tani nuk dihen detaje nga ngjarja në fjalë.

Arena e Lajmit

Foto+Video/ Përfshihet nga zjarri makina pranë tregut Çam, rrezikohet pallati

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook